BESA: Po bëhet presion ndaj votuesve tanë

50

Shkup, 28 qershor – Lëvizja BESA thekson se ka njohuri se disa zyrtarë të BDI-së kanë filluar të bëjnë presion mbi votuesit.

“Disa zyrtarë të BDI-së po bëjnë presion dhe kërcënojnë votuesit me frazën tashmë të njohur në këto 18 vite: “do të shihni pas zgjedhjeve”. Ne u bëjmë thirrje punonjësve në administratë, mësuesve, profesorëve, mjekëve, organizatave joqeveritare, të gjithë të tjerëve që mund të kërcënohen nga BDI-ja, aspak të mos frikësohen, sepse BDI-ja ka humbur fuqinë e saj dhe do ta humbas pushtetin pas 15 korrikut. Kanë kaluar ditët kur intelektualët dhe profesionistët mund të kërcënohen. Ne garantojmë që me qeverinë e ardhshme të gjithë do të ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës”, thonë nga Lëvizja BESA.

Comments are closed.