Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka ndërprerë atë që ai e quajti cirk të VMRO-DPMNE-së, dhe ka shtyrë partitë parlamentare drejt një mbledhje koordinuese ku do të kërkohet një zgjidhje përfundimtare për ngërçin institucional, raporton SHENJA. Gashi shfrytëzoi të drejtën që ja jep Rregullorja për të kërkuar një orë pauzë dhe për të thirrur takim koordinues të të gjitha partive me kryesuesin Trajko Veljanovski. Në arsyetimin e tij Gashi ftoi VMRO-DPMNE-në që të japin fund cirkut në parlament në të cilin tha ai është futur edhe LSMD-në, duke thënë se qytetarët presin zgjidhje dhe funksionim të institucioneve. I detyruar nga Rregullorja Veljanovski ndërpreu seancën deri në orën 17:30 dhe ndërkohë ftoi menjëherë përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një takim koordinues në një nga salla e Kuvendit.