Shkup, 3 nëntor – Pas refuzimit që Komisioni Shtetëror Zgjedhor i bëri të gjitha ankesave të partive politike, nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga Lëvizja BESA kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë ankimin për rrethin e dytë zgjedhor duke parashtruar padi deri tek Gjykata Administrative, shkruan gazeta KOHA. Kjo e fundit ka afat 48 orë për të vendosur mbi paditë e këtyre partive. Nga Lëvizja BESA paralajmëruan se do të dorëzojnë gjithsej 89 padi deri te kjo gjykatë, ndërsa presin që paneli gjyqësor që do të vendos – të mos bie pre e ndikimeve politike, por të marrin për bazë parregullsitë e procesit zgjedhor në Komunën e Çairit. “Komisioni juridik po punon intensivisht në përgatitjen e padive, ku gjithsej do të jenë 89. Brenda afatit ligjor do ti dërgojmë këto padi deri tek Gjykata Administrative, nga e cila presim të mos bie pre e ndikimeve partiake, por të marrë për bazë dëshmitë tona për parregullsitë që ishin evidente në Komunën e Çairit dhe atë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)