BESA kërkon përgjegjësi nga ASH: Pse nuk u bë koalicioni trepalësh (VIDEO)

Lëvizja BESA kërkon nga Aleanca për Shqiptarët që të njoftojë opinionin se çfarë po ndodh me nismën e saj për koalicionin trepalësh.

“Sot publikisht kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët t’i përgjigjet opinionit publik se çfarë ndodhi me koalicionin trepalësh? A ka dështuar ky process ose jo, pasi që ne por edhe gjithë opinioni public duhet ta dinë të vërtetën dhe këtë përgjigje duhet ta japë Aleanca për Shqiptarët si iniciatore e një bashkëpunimi trepalësh”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.