Shkup, 9 shkurt – Pas takimit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me eurokomesarin Johannes Hahn, sekretari i përgjithshëm i BESËS, Afrim Gashi, ka thënë se me eurokomesarin Hahn kanë biseduar për atë se si të dalë më shpejtë Maqedonia nga kriza dyvjeçare. Ai deklaroi se Hahn është zotuar se nuk do të përzihet në vendimet e partive. Gjithashtu, tha Gashi, pesë deputetët e Lëvizjes BESA janë të gatshëm të japin nënshkrimet me qëllim që lideri i opozitës, Zoran Zaev ta fitojë mandatin, por nëse vjen deri te formimi i Qeverisë, Gashi tha se do të bisedojnë në Kryesinë e partisë për atë se a do të marrin apo jo pjesë në Qeveri.