Shkup, 29 qershor – Meqë kryetari i BDI-së lëshoi një deklaratë, që më shumë ishte gaf i tij se diçka e menduar mirë pas një takimi të një natyre tjetër, se gjoja BESA qenka fajtore që nuk po zgjidheshkan rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, Lëvizja BESA e pyet publikisht atë se në cilin vit ndodhën këto dy raste të montuara dhe kush ishte në pushtet në atë kohë? Kështu BESA i është përgjigjur thirrjeve të kryetarit të BDI-së, Ali AHmeti, i cili pas takimit të djeshëm me krerët e Aleancës për shqiptarët, i kërkoi BESËS të drejtojë Komisionin parlamentar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, sepse siç u shpreh Ahmeti, “ky Komision ka të bëjë me shqyrtimin e proceseve gjyqësore ndaj shqiptarëve, që besohet të jenë të montuara si rasti ‘Monstra’, ‘Kumanova’, ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, e të tjera”.
“Ne e dimë se me pleqëri fillon amnezioni, por është mirë ata që i rrinë pranë t’ia kujtojnë se gafet e këtilla nuk i bëjnë mirë as atij si politikan, e as partisë që ai përfaqëson. Nëse zbardhja e rasteve “Sopot” e “Mostra” varen nga një komision parlamentar, ky është manipulimi i radhës që BDI-ja mundohet ta bëjë me shqiptarët. Tashmë po shihet qartë se ata qëllimisht ia paskan kanë lënë BESËS këtë komision, që kështu të kenë një alibi për gjetur një mundësi për ta akuzuar. Prandaj nëse ajo parti mendon se këto raste varen nga ky komision, për BESËN nuk është problem që BDI-ja ta marrë edhe atë komision, siç i kanë marrë edhe komisionet e tjera pa asnjë konsultim paraprak me BESËN. Dhe, nëse përmes këtij komisioni i zgjidhin këto raste, ne do ta përshëndesim suksesin e tyre”, thuhet në reagimin e BESËS drejtuar Ahmetit.