Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se si ka ndikuar drejtori sportiv i Lazios dhe ish sulmuesi shqiptar, Igli Tare, në transferimin e tij te lacialët.
Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.
Sulmuesi shtatlartë nënshkroi kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro si pagë
vjetore.