Shkup, 9 janar – Kryetari i njërit grup të Lëvizjes BESA, Bilal Kasami dhe mbështetësit e tij, nuk e përjashtojnë mundësinë e hyrjes në Qeveri. Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, Kasami, i cili konsiderohet i shkarkuar nga “grupi i Shkupit”, ndërsa kryetar për “grupin e Tetovës”, njoftoi se takimi të martën me kryeministrin Zoran Zaev ka të bëjë me procesin e reformave dhe mbështetjen e ndryshimeve ligjore në këtë drejtim. Mundësinë e përfshirjes në kabinetin qeveritar. Ai nuk mohoi, por nënvizoi se çdoherë ekziston mundësi që një parti të bëhet apo të dalë nga qeverisja. Gjatë sqarimit të zhvillimeve të fundit në Lëvizjen BESA, Kasami, i cili një ditë më parë mori kontrollin në selinë e partisë në Shkup, tha se ai është kryetari legjitim i kësaj partie politike dhe se situata e krijuar së fundmi është si rezultat i pakënaqësisë së disa anëtarëve të partisë. Por, sipas tij, në asnjë moment nuk bëhet fjalë për ndarje të kësaj lëvizje në dy grupe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)