Shkup, 20 mars – Lëvizja Besa përkrah protestën e paralajmëruar për më 21 mars (të mërkurën) përmes të cilës kërkohet drejtësi për Almirin e vogël i cili u vra pa mëshirë nga një monstrum të cilin gjykata e liroj nga burgu, thuhet në kumtesën e kësaj Lëvizje.
“Gjyqësori në Maqedoni dita ditës ne vend që te reformohet, përkundrazi përkeqsohet duke treguar egërsinë e saj represive sidomos ndaj shqiptarëve. Këto gjykata si në të kaluarën ashtu edhe sot kanë qenë gjenerator kryesor i padrejtësive të mëdha që kanë lejuar raste të montuara politike, si që ishte rasti i Sopotit ku njerëzit u kalbën të pafajshëm nëpër burgje që në fund të dëshmohet se as që kanë egzistuar prova kundër tyre. Rasti i Almirit është një nga rastet më skandaloze të një gjyqësie të pa reformuar dhe me mbetje nga ish sistemi komunist, prandaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët pavarsisht bindjes politike, etnike apo fetare të dalin masovikisht në këtë proteste dhe të kërkojme që drejtësia të kthehet në vend që shpirti i Almirit të vogël të prehet në paqe.