Te pakenaqur me rishikimin e Buxhetit per vitin 2017, te pergatitur nga dy partite me te medha ne koalicion qeveritar LSDM dhe BDI, Levizja BESA deri te Komisioni per financim dhe buxhet ka dorezuar 60 amendamente. Deputeti i levizjes BESA, Fadil Zendeli, thote se edhe sikur me 26 buxhetet te pergatitura nga te gjitha qeverite e meparshme, edhe me rishikimin e fundit te buxhetit shqiptaret mbeten te perfaqesuar vetem me 3 per qind nga vlera e pergjithshme e investimeve kapitale. “Jo vetem me kete rishikim te buxhetit, por edhe me buxhetet e meparshme, nuk ka pasur perfaqesim adekuat te projekteve neper komunat shqiptare kundrejt projekteve te parapara ne komunat maqedonase. Prandaj ne si levizja BESA kemi pergatitur 60 amendamente qe kryesisht kane te bejne per projekte ne sferen e ujesjellesit dhe kanalizimeve, rruge lokale, ndertim te shkollave fillore dhe te mesme si dhe projekte nga sfera e shendetesise dhe kultures. Projekte keto qe jane teper te ndjeshme per popullaten shqiptare, qe fatkeqesisht edhe pas 27 viteve pavaresi shqiptaret ende nuk kane qasje deri te uji i pijshem” thote Zendeli. Po te krahasohet rishikimi i buxhetit per vitin 2017 me buxhetet e meparshme, deputeti i BESES Fadil Zendeli thote se ne zonat tjera, qe kryesisht jane te banuara me maqedonas, pothuajse per cdo vit me para te buxhetit eshte realizuar ndonje projekt nga sfera e ujesjellesit, rrugeve, shkollave apo spitale, ndersa me ato zona ku kryesisht banojne shqiptare me para buxhetore nuk eshte realizuar asnje projekt infrastrukturor. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)