Shkup, 15 mars – Delegacioni i Lëvizjes BESA, i kryesuar nga kryetari Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me kreun e LSDM-së. Temë bisedimi, siç thuhet në komunikatë, kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe situata e krijuar në vend, pas mosdhënies së mandatit nga kreu i shtetit. “Gjithashtu janë biseduar edhe modalitetet e mundshme për dalje nga kriza me të cilën po ballafaqohet vendi, për të kërkuar mundësi për funksionalizimin e institucioneve. Kontaktet ndërmjet partive do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Shfrytëzojmë rastin që edhe një herë të potencojmë se Lëvizja BESA edhe më tej do të luajë rol konstruktiv duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit”, thuhet në njoftimin e BESËS.