Ai është një nga aktorët e preferuar të humorit në Shqipëri dhe publiku e do shumë! Jo vetëm për batutat e tij, por edhe për anën tjetër njerëzore që ai tregon herë pas here, përtej petkut të artistit që të gjithë njohim, shkruan Class, transmeton gazeta Koha.
Ndërsa, deri tani ka preferuar që bijën e tij, Ajkën, frytin e dashurisë mes tij dhe Xhensilës ta ruajë të shenjtë, duke mos i publikuar asnjë foto me portret, vendim për të cilin ata kanë dhënë arsyet e tyre bindëse, edhe në publik, Bes Kallaku sot ka vendosur të na njoh me dy njerëzit e tjerë të rëndësishëm në jetën e tij. Nuk është Ija, gjyshja e tij e zemrës, me të cilën ndan shpesh foto dhe video interesante, por këtë herë bëhet fjalë për prindërit e tij.
Në fakt, kjo është zyrtarisht e para herë kur Besi vendos që të njohë të gjithë fansat e tij virtual me prindërit e tij, ndaj dhe shkruan në foto “Baba e Nona”!