Shkup, 4 korrik – Tani për tani nuk ka plane për hapjen e kampeve për emigrantë në Maqedoni, tha sot Nikolla Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes së përfunduar nga projekti i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për siguri më të madhe të ushqimit, që u zbatua 18 muajt e fundit me ndihmën italiane.
Bertolini theksoi se tani për tani projekte dhe plane të këtilla nuk ka, por nuk përjashtohet asgjë duke marrë parasysh se bëhet fjalë për politikë.
“Duhet të jem i sinqertë dhe të them se di po aq sa ju dini. Tani për tani nuk ka plane, as projekte për hapjen e kampeve të emigrantëve në këtë vend. Sipas meje, përgjigjja është jo, por edhe gjithçka tjetër në politikë, gjithçka është lëndë e ndryshimit. Pra, të shohim. Tani për tani, nuk ka një plan të tillë”, deklaroi Bertolini.