Shkup, 29 tetor – Ndihmë në implementimin e Ligjit të ri për ndihmë juridike, përforcim të kapaciteteve të Komisionit për antiokorrupsion dhe Policisë financiare, trajnim të udhëheqësive dhe personelit të burgjeve, ndërsa për herë të parë edhe aktivitete në pjeësn e antidiskriminimit, janë disa prej sferave të cilat do të përfshihen me “Instrumentin horizontal” të Këshillit të Evropës dhe të BE-së për periudhën 2019 – 2022 të vendit tonë, për çka janë ndarë katër milionë euro. Megjithatë, edhe përkundër shumë reformave dhe kahjes së mirë në të cilën lëvizin, problemi numër një i Maqedonisë së Veriut është si administrata publike të punojë në mënyrë efikase, thotë në intervistë për MIA-n Nikolla Bertolini, shef i sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup.
“Vendi bëri shumë reforma në rruga e reformave është e mirë, Nuk ka asnjë vend në rajon që ka bërë aq shumë gjatë 2-3 viteve të shkuara. Megjithatë, ka reforma të cilat duhet të kompletohen, por, në numrin më të madh të rasteve duhet të konfirmojmë se vendi është i gatshëm për fillim të negociatave. Me atë rast, nëse shihni në jurisprudencë, shumë ligje kanë kaluar, mungon implementimi i cili normalisht kërkon fonde dhe njerëz. Dhe kjo më çon drejt problemit më të madh të Maqedonisë së Veriut, e ato janë resurset njerëzore. Sektori publik nuk ka mjaft kapacitet lidhur me shkathtësitë dhe përkushtimin. Nuk ka shumë njerëz të cilët punojnë në administratë publike dhe të cilët janë të përkushtuar në punë, ndërkaq të paktët të cilët punojnë shumë, janë të stërngarkuar. Do të thotë, problemi numër një i Maqedonisë së Veriut është si të punojë administrata publike”, thekson Bertolini, transmeton KOHA.