Zagreb, 27 tetor – Ministri kroat i Shëndetësisë publikoi se ka urdhëruar mobilizim të tërësishëm të shëndetësisë.
Berosh në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se gjendja momentale me koronavirusin në Kroaci i ka detyruar të gjithë në sektorin shëndetësor në angazhim të jashtëzakonshëm, prej mjekëve e deri në mbrojtje primare shëndetësore, ambulancave, institucioneve për shëndet publik deri te të gjitha spitalet, të cilët përkujdesin pacientë.
“Si ministër i Shëndetësisë, urdhërova mobilizim të tërësishëm të tërë sistemit të shëndetit publik në Kroaci. Tani është koha të tregojmë përkushtim të vërtetë”, ka shkruar Berosh.