Shkup, 12 gusht – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Kejt Bërns në profilin e saj në Twitter ka shkruar për rastin “Reket”.
Ambasadorja shpërndau një shkrim të euro komesarit Johanes Han, ku thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të punoj në luftën kundër korrupsionit. Në mbishkrimin Bërns shkruan se tani është koha e duhur që Maqedonia të tregojë përkushtim deri sa të mbizotëroj sundimit i ligjit.
“Siç kemi thënë më parë, këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për bashkëngjitje drejt sundimit të ligjit”, shkruan Bërns.
Edhe më parë, ambasadorja Bërns në një intervistë kishte komentuar rastin “Reket”, ku tha se SHBA kërkojnë të ketë një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent, ndërsa theksoi se SHBA-të nxisin kryeministrin Zaev për përgjegjësi të zyrtarëve në qeveri.
As we have said previously, these are serious charges that require a serious response that is thorough, transparent & timely. Now is the time for North Macedonia to demonstrate commitment to adherence to the rule of law. https://t.co/vnlQHm8Gzn
— Ambassador Kate Byrnes (@USAmbNMacedonia) August 12, 2019