Tetovë, 3 dhjetor – Ambasadorja e SHBA-së Kejt Meri Bërns mbajti ligjëratë me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, ndërsa me këtë edhe po aq vjet partneritet midis vendit të saj dhe institucionit të arsimit të lartë. Ajo i potencoi nevojat për integrimet e studentëve por edhe të të gjithë banorëve të Maqedonisë së Veriut.
“Universiteti ka program të biznesit i cili u duhet të rinjve të cilët pastaj do ta udhëheqin këtë vend. Fakultetet me këtë krijojnë kushte nga të cilat përfitime do të ketë e ardhmja e vendit. Dhënia e rëndësisë për sundim të së drejtës do të vendosë sistem i cili do të jetë bazë në të ardhmen që lehtë të tërhiqen investime të huaja”, tha Kejt Meri Bërns.
Ambasadorja nënvizoi se është me rëndësi edhe integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike. Pastaj është anëtarësimi i plotfuqishëm dhe partneriteti i Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
“Për Ju ishte zhgënjim, por edhe ne ishim të zhgënjyer dhe konsiderojmë se është gabim vendimi të mos ketë datë për fillimin e negociatave. Shpresojmë se BE-ja d ta korrigjojë gabimin, sepse ky është një vendim strategjik i Evropës dhe i Maqedonisë. Duhet të pranohet puna e palodhshme në shtet për integrimet”, tha ajo.
Krijimi i një sistemi të mirë në shtet është mënyra e vetme që të mbahen të rinjtë në shtëpi”, potencoi Bërns.
“Të rinjtë duhet të ardhmen e tyre ta shohin këtu dhe të jenë liderët e ardhshëm në vend. Njerëzit në shtet duan të fokusohen në të ardhmen, duan përgjigje, duan mundësi dhe duan që sistemi dhe institucionet t’i mbështesin përpjekjet e tyre dhe t’i mbështesin ato ndryshime. Shpresoj se do ta përdorni zërin tuaj dhe do ta siguroni të ardhmen që e meritoni”, tha ambasadorja.
Ambasadorja amerikane mori dhuratë nga rektori Vullnet Ameti.