Bernie Sanders shënon fitore të madhe në Nevada

2

Kandidati demokrat Bernie Sanders ka betonuar pozitën e favoritit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në nëntor.

Sipas rezultateve të hershme, Sanders pritet të shënojë fitore të madhe në Nevada, por një proces i gjatë është ende përpara konfirmimit të të nominuarve.

Rezultatet preliminare tregojnë se ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka shënuar rezultat më të mirë në Nevada sesa në dy Ajoa dhe Nju Hempshir.

Deri më tash, me 50 përqind të votive të numëruara, Sanders ka fituar 47 përqind të votive duke lënë prapa Bidenin me 19 përqind. Pete Buttigieg ka deri më tash 15 përqind dhe Elizabeth Ëarren 10 përqind.

Kandidatët që kanë fituar më shumë se 15 përqind të votave do të emërohen delegatë, që do të marrin pjesë në konventën e partisë në korrik për të mbështetur të nominuarin e demokratëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor dhe nga Partia Republikane, presidenti aktual, Donald Trump, do të garojë edhe për një mandat.

Comments are closed.