Pas një sezoni fantastik me Monacon, 22 vjeçari i lindur në Lisbonë ka firmosur me klubin e Pep Guardiolas deri në vitin 2022. “Kur të paraqitet mundësia për ta pasur trajner Pep Guardiolan, nuk mund të thuash jo”, u shpreh Silva për televizionin e klubit, transmeton gazetametro.net. Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, shuma e transferimit të tij në Manchester është 80 milionë euro, edhe pse zyrtarisht, City ka thënë se e ka blerë lojtarin për një shumë të përafërt me 50 milionë euro.