Sulmuesi i krahut, Federico Bernardeschi do të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni, ka raportuar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se krerët e Juventusit po planifikojnë ta shesin 27-vjeçarin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon.
Bernardeschi këtë sezon ka 38 paraqitje në të gjitha garat dhe ka tri asistime.
Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Fiorentina dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri vitin tjetër. Për ta lënë të lirë Bernardeschin, Juventusi po kërkon rreth 20 milionë euro.