Bernadeta: Në preferencat e mia janë meshkujt intelegjent, Lea: Unë do kisha zgjedhur bokser
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Ka vite që jetojnë në Zvicër, por kohëve të fundit janë bërë pjesë e shtypit rozë për sukseset e tyre. Bernadeta Nikollbibaj dhe Lea Galliker janë dy motra shqiptare nga Kosova që karrierën dhe punën e tyre e kanë të fokusuar në shtetin helvetik. Në një intervistë për Infrared të gazetës Koha, ato zbulojnë sekretet e njëra tjetrës, nëse do të jetonin në Ballkan apo nuk do largoheshin nga Zvicra, cilat janë preferencat e tyre për botën mashkullore dhe nëse e shohin veten pas 10 vitesh të krijuar në një familje.
KOHA: Ka vite që merreni me modelizëm, cila mendoni se keni pasur më shumë sukses?
BERNADETA: Karrierën e kam filluar tash e 12 vite mirëpo nuk i kam kushtuar shumë rëndësi, ishte Zvicra vendi që nuk do doja të largohesha nga këtu pasi isha shumë e fiksuar në punën dhe shkollën, nuk do doja të jepja gjithçka që kisha për një karrierë, ishte gabim që nuk ja fal vetes, ndonëse si top modele kam pasur edhe shumë oferta dhe jam shpërblyer me çmime në vende të huaja si trupi më i bukur.
LEA: Mendoj dita ditës dhe e shoh që kam shumë suksese në fushën e modelizmit duke pozuar kështu për fotograf të ndryshëm europian e shqiptarë.
KOHA: Krahas modelizmit keni provuar veten edhe në ndonjë sferë tjetër, aktrim apo këndim (muzikë)?
BERNADETA: Kam provuar aktrimin dhe modelimin që të dyja i dua shumë dhe jam e bindur se në të ardhmen do të jem në këto lëmi, muzika tek shqiptarët nuk këndohet por huazohet andaj nuk kam vendosur për këtë gjë edhe pse kam një zë shumë të veçantë.
LEA: E kam sprovuar veten në aktrim dhe është një ndjenjë e shkëlqyer.
KOHA: Jeta në Zvicër dallon shumë nga ajo në vendet ballkanike, a do e kishit ndërruar vendbanimin për ndonjë vend tjetër?
BERNADETA: Jeta në Zvicër është një parajsë, në fakt është dhe vetë organizimi i jetës, por gjitha vendet e botës që kam udhëtuar Zvicra është i vetmi vend që mund të jetoj dhe nuk mund të paramendoj veten jashtë Zvicrës dhe rregullave të saja.
LEA: Mendoj që në Ballkan fatkeqësisht mungon shumë kultura dhe luftërat e shumta e kanë humbur kultivimin e përparimit andaj nuk mund të gjykojmë në këtë drejtim, megjithatë nuk mund të paramendoj veten unë duke jetuar në ndonjë vend ballkanik.
KOHA: Tregoni ndonjë sekret të njëra-tjetrës?
BERNADETA: Lea e nget shumë biçikletën çdo ditë dhe është kursimtare e madhe e parasë (qesh).
LEA: Sekreti është sekret, nuk e them (qesh).
KOHA: A ju pengojnë thashethemet që po bëhen për ju?
BERNADETA: Në fakt, mua më pengojnë shumë nëse dikush merret me mua pa asnjë të drejtë ose mbi privatësinë time dhe nuk lejoj askënd të ndërhyjë me fjalë në moralin tim apo të familjes time.
LEA: Thashethemet nuk më pengojnë e as nuk merrem me ato, sepse njerëzit që i kam rreth vetes më frymëzojnë çdo ditë me dashuri.
KOHA: Pasi jeni të dyja shumë bukuroshe, a keni ndonjë mashkull krah vetes?
BERNADETA: Bukurinë time do e ruaj për mashkullin ideal të ëndrrave të mija, pasi për momentin nuk kam ndonjë mashkull pranë vetes dhe nuk besoj në dashuri aq shumë.
LEA: Sa i përket lidhjes nuk ka ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim.
KOHA: Karakteristikat që duhet pasur mashkulli që të ju fitojë zemrën? Do martoheni me shqiptarë apo të huaj?
BERNADETA: Duhet të jetë i shkolluar apo ndonjë burrë që ka nivel të lartë, por thjeshtë në zemër i adhuroj ata që kanë aftësi të madhe, nuk e paramendoj jetën me një shqiptarë sepse kemi shumë kulturë ndryshe.
LEA: Hmm nuk kam ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim por fatit nuk i dihet.
KOHA: Zakonisht femrat e bukura dhe të famshme preferojnë të kenë afër vetes ndonjë futbollist ose boksier, kë zgjidhni ju?
BERNADETA: Në fakt janë futbollistët dhe boksierët ata që ëndërrojnë të kenë femra të bukura, edhe pse kam oferta nga të dy palët (qesh) nuk janë në preferencat e mia, me shumë qejf do kisha zgjedhur një mashkull inteligjentë.
LEA: Unë do kisha zgjedhur të jetë boksier, por në fund vendos vet zemra.
KOHA: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen, ku mund të ju shohim pas 10 vitesh?
BERNADETA: Planet e mia nëse do Zoti të diplomohem edhe më lartë në të ardhmen, nuk paramendoj një familje, pasi mjafton të jem mirë me shëndet.
LEA: Pas 10 viteve e shoh veten në botën e artit dhe biznesit.10