Beograd, 18 prill – Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sonte vjen në Shkup, ku do të marrë pjesë në darkën punuese, të cilën e organizojnë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kumtuan nga Kabineti i Bërnabiqit.
“Mogerini dhe Zaev organizojnë darkë për kryeministrat e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, me iniciativë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri gjatë vizitës së saj në rajon”, thuhet në kumtesë.