Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Serbia është shumë e qartë se pa u hequr taksa e vendosur nga Kosova nuk do të vazhdojë dialogu.
Ajo tha se qëndrimi është i qartë dhe nuk do të ndryshojë, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Kjo është minimumi që mund të kërkojmë. Serbia javën e kaluar dha një tjetër sinjal të madh se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal për ne, pavarësisht faktit se Prishtina nuk respekton marrëveshjen e CEFTA-s”, tha Bërnabiq për TV Prva.