Shumë njerëz, madje edhe politikanë evropianë, kanë narrative se nisma “Ballkani i Hapur” arriti ta ndajë rajonin në vend se ta bashkojë, por mendoj se kjo ndodh sepse disa investuar shumë resurse për narrativin e tillë, deklaroi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq pas pjesëmarrjes në konferencën në Firence, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Pas pjesëmarrjes në panelin “Kriza dhe ndryshimi – Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor” në kuadër të Konferencës për gjendjet në Union, organizuar nga Instituti Evropian Universitar, Bërnabiq u tha mediave vendase se nisma “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjithë, por askush nuk do të lutet t’i bashkohet asaj.
“Ne dhe partnerët tanë në nismë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, vazhdimisht i ftojmë të gjithë të tjerët të bashkohen. Jam e sigurt se ekonomia dhe njerëzit e vendeve dhe territoreve të tjera, kur të shohin përfitimet e kësaj nisme, do të bëjnë presion mbi politikanët që të refuzojnë historitë boshe dhe të angazhohen për gjëra pragmatike që nënkuptojnë një cilësi më të mirë jetese dhe një ekonomi më konkurruese në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Bërnabiq.