Bërnabiq do të realizojë takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd

18

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot do ta presë ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko, njoftoi Qeveria e Serbisë.  Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë serbe në orën 10:30.  Tani për tani nuk ka informacione se në cilat tema do të bisedojë Bërnabiq dhe Jovanovska.

Serbia më 20 gusht e tërhoqi personelin e ambasadës së saj në Shkup në konsultime në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sqaroi se kjo është bërë për shkak se organet kompetente kanë pasur argumente për “veprimtari shumë ofensive zbuluese” kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë.  Bërnabiq atëherë, lidhur me situatën me Ambasadën serbe në Maqedoni, deklaroi se “nuk bëhet fjalë për diçka të vogël”.

Comments are closed.