Beograd, 1 maj– Bisedimet në Berlin midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bisedimet e paralajmëruara në Paris më 1 dhe 2 korrik, në praninë e kacelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, nuk janë zëvendësim për dialogun e Brukselit, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Bërnabiq mbrëmë për TV “Përva” tha se pas takimit në Berlin, takimi i dakorduar në vijim është në Paris, duke pasur parasysh se nuk ka pasur rezultate konkrete, ndërsa që të arrihet kthimi i negociatave në Bruksel.
“Duke pasur parasysh se nuk kishte rezultate konkrete në kuptim të lëvizjeve ndaj kthimit në tryezën negociuese në Bruksel, na u dha mundësia që sërish të tentojmë në Paris dhe të japim pak kohë”, ka thënë Bërnabiq.
Ajko vlerësoi se është absolutisht e rëndësishme pjesëmarrja dhe interesi i Gjermanisë dhe Francës në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se kjo do të mund të kontribuojë për vazhdimin e dialogut.
Ajo tha se në takim është biseduar edhe për Bashkësinë e komunave serbe dhe për taksat, por se Prishtina nuk ka dashur ta tërheq vendimin për taksat për mallrat nga Serbia dhe BeH-ja.
Sipas Bërnabiq, Serbia e ka përforcuar pozitën e saj në Berlin, në partner të sigurt, të sinqertë dhe serioz.
Ajo, gjithashtu, deklaroi se Merkelit dhe Makronit u është e qartë se taksat janë një akt anticivilizues dhe janë në kundërshtim me CEFTA-n dhe me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim, nënshkrues i të cilit është edhe Prishtina.
Duke i komentuar deklaratat e politikanëve shqiptarë se nuk ka marrëveshje pa SHBA-në, Bërnabiq tha se Merkeli e ka vërejtur deklaratën e Hashim Thaçit se SHBA-ja do të duhet të përfshihet në dialogun, sepse Evropa është “e paaftë”.