Tom Dean fitoi medaljen e artë në garën e notit 200 metra stil i lirë për meshkuj në Olimpiadën e Tokios, duke udhëhequr në kryesim britanik me Duncan Scot që fitoi medaljen e argjendit. Dean fitoi me kohën 1 minutë 44 sekonda e 22 të qindtat, me Scot që ishte vetëm 4 të qindtat e sekondës pas tij, ndërsa Fernando Scheffer i Brazilit mori medaljen e bronzit.
Kayelee McKeown e Australisë ju gëzua medaljes së saj të parë olimpike pas një rikuperimi mahnitës në garën e 100 metrave stil shpinë për femra, ku ju afrua për një fije rekordit të saj botëror. Kanadezja Kylie Masse mori kryesimin që nga starti dhe e mbajti deri në gjysmë të garës, por McKeown i futi një marsh më shumë në kthim dhe e parakaloi për të fituar me kohën 57 sekonda e 47 të qindtat.
Masse mori medaljen e argjendit me 57 sekonda e 72 të qindtat ndërsa Reagan Smith e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rendit e treta me 58 sekonda e 5 të qindtat.
Në eventin e 100 metrave shpinë për meshkuj medalja e artë u fitua nga Rusi Evgeny Rylov. Bashkë-atdhetari i tij Kliment Kolesnikov fitoi medaljen e argjendtë për të formuar një dyshe kryesimi ruse ndërsa amerikani Ryan Murphy fitoi medaljen e bronzit.
Lydia Jacoby e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave bretkosë për femra, me Tatjana Schoenmaker të Afrikës së Jugut që u rendit e dyta për të fituar argjendin, ndërsa një tjetër amerikane, Lilly King, fitoi medaljen e bronzit.
Flora Duffy bëri historinë olimpike në triathlon për femra, duke i dhënë ishullit të vogël të Bermudës, medaljen e parë të artë olimpike. Arqipelagu i oqeanit Atlantik nuk kishte fituar kurrë ar në eventin madhor, dhe tani vendi me vetëm 64 mijë banorë bëhet shteti më i vigël i të gjitha kohërave që fiton një medalje të artë në Olimpiadë.
33-vjeçarja ndaloi kronometrin me kohën 1 orë, 55 minuta e 36 sekonda, për të siguruar triumfin historik, duke lënë pas britaniken Georgua Taylor-Brown, ndërsa amerikania Katie Zaferes fitoi medaljen e bronzit.