Romë, 11 nëntor – Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni refuzoi të dëshmojë në gjykimin e bashkëpunëtorit shumëvjeçar, i dyshuar se ka tentuar që të jetë urë mes mafisë dhe politikanëve, transmeton gazeta KOHA.
Berluskoni para gjykatës në Palermo, deklaroi se avokatët e tij e kishin këshilluar që të mos përgjigjet në pyetjet, ndërsa ai kishte refuzuar edhe që të fotografohet ose incizohet derisa qëndronte para gjykatësit.
Bashkëpunëtori i afërt i Berluskonit dhe ish senator gjatë mandatit të tij Marçello Del Utri, ishte dënuar nga gjykata më e ulët në rastin i cili kishte të bënte me bashkëpunimin mes Kostra nostrës dhe institucioneve shtetërore pas sulmeve me bombë në vitin 1993 në Firence, Romë dhe Milano.(koha.mk)