Romë, 17 janar – Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni (82) paralajmëroi kandidimin për zgjedhje për Parlamentin Evropian në maj.
Berluskoni, lideri i opozitës Forca Italia, mundet sërish të kryejë funksione publike pas skadimit të dënimit për evazion fiskal për shkak të së cilit nuk mundi që të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar në Itali.
“Në këto vite të bukura për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë, vendosa që të shkoj në Evropë”, deklaroi Berluskoni.