Monza do të garojë në Serie A këtë edicion dhe do të kërkojë që të sigurojë qëndrimin në elitë, si objektivin minimal që kanë vendosur drejtuesit. Diçka të tillë e konfirmon Silvio Berlusconi, presidenti i klubit. Ish-drejtuesi më i lartë i Milanit tani do të kërkojë që të shkruajë historinë edhe me një tjetër skuadër, ku së bashku me Adriano Gallianin synojnë surprizën këtë edicion në Serie A.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Berlusconi tregon se ndonjëherë deklaratat e tij nuk duhen marrë shumë seriozisht. “Duhet të ishim ngjitur që edicionin e shkuar në elitën e futbolilt italian, por një arbitër na e mohoi diçka të tillë duke na anuluar një gol të rregullt. Tani duhet të shohim para dhe duhet që të sigurojmë qëndrimin në Serie A, diçka që besoj se do e arrijmë me merkaton dhe punën që është bërë deri më tani, Champions League? Ka qenë thjeshtë një shaka”.
Monza kërkon që të shtojë akoma dhe më tepër cilësinë në organikën e saj dhe me tre javë në dispozicin nuk përjashtohet mundësia për ndonjë surprizë të ditëve të fundit nga dyshja e mirënjohur Galliani-Berlusconi.