Silvio Berlusconi, gjatë intervistës të dhënë për Telelombardia, ka folur për Milanin, për merkaton e Leonardos dhe për kinezët… “Nuk e kam ndjekur! Them vetëm se, duke ditur se janë shpenzuar më shumë se 400 mln euro mes pronarëve kinezë dhe atyre aktualë, nuk më duket se Milani që zbret në fushë vlen këtë shifër”.
Më pas, ish-padroni kuqezi ndalet te mundësia që Milani të kthehet në Champions pas gjashtë vitesh: “Shpresojmë! Do të ndjekim pengesat e fundit për t’u kaluar me zemrën që rreh fort. A jam dakord që Rino Gattuso është trajner i zoti? Mmm… Më bëni pyetje rezervë!
Nëse do të isha president, do të bëja atë që bëja gjithmonë: do të qëndroja pranë futbollistëve, do t’i jepja atë motivim që duhej dhe do të luaja me modulin që skuadra më bëri presidentin që ka fituar më shumë në historinë e futbollit botëror, pra me dy sulmues, një fantazist. Pas sulmuesve, do të vija Suson, që është lojtari më cilësor”.