Hagë, 17 shtator – Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Organizatës për ndalimin e armëve kimike të ndihmojë në hetimin e helmimit të pretenduar të liderit rus të opozitës Aleksej Navalni, kumtoi sot organizata ndërkombëtare me bazë në Hagë.
“Sekretariati teknik i Organizatës për ndalimin e armëve kimike ka marrë një kërkesë për ndihmë teknike nga Republika Federale e Gjermanisë,” thuhet në kumtesën e organizatës.
Gjithashtu thuhet se Organizata ka marrë ekzemplarë biomjekësor nga Navalin për analiza laboratorike.
Navalin më 20 gusht gjatë fluturimit nga Tomsk për në Moskë iu përkeqësua gjendja, ku u shtrua në spital në Rusi dhe më pas u transferua në Gjermani për mjekim. Sipas Gjermanisë, Navalin u helmua nga Noviçok, një agjent kimik i epokës sovjetike, ndërsa Moska pretendon se nuk ka prova për këtë.
Sipas informacionit të fundit, helmi ishte vendosur në një shishe uji, të cilën Navalin e piu në një dhomë hoteli në Tomsk. Navalin më parë mendohej se ishte helmuar në aeroportin e Tomsk.