Berlni e përshëndeti kërkesën e qartë të Tereza Mejit
Berlin, 20 mars 2019 – Shtefan zajbert, zëdhënës i kancerales gjermane Angela Merkel sot e përshëndeti qëndrim e paraqitur qartë për Bregzitin, por nuk saktësoi si Gjermania do të përgjigjet për këtë, përcjellë gazeta KOHA.
Kryeministrja Tereza Mej sot ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që dalja e Britanisë së Madhe të prolongohet deri më 30 qershor, duke shtuar se është e gatshme edhe për anulim më të gjatë.
Zajbert ka theksuar se Berlini e përshëndet faktin se tani ekziston kërkesë e qartë nga Britania e Madhe.
“Kërkesa sigurisht do të shqyrtohet intensivisht në Samitin e BE-së”, theksoi Zajbert.
Ai shtoi se “Gjermania edhe më tej është e bindur se Bregziti pa marrëveshje nuk do të ishte në interes të askujt”.
Për prolongimin e Bregzitit nevojitet aprovimi i të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së. (koha.mk)