Një funksionar i lartë i Bundes bankës qendrore gjermane, e paralajmëroi Britaninë e Madhe se pas Bregzitit, qendra financiare londineze Siti me siguri do ta humbë rolin e saj të tanishëm të “portës së BE-së” për punët financiare vitale. Sipas Andreas Dombret, anëtar i Këshillit drejtues i Bundes bankës, madje edhe kur rregullat për punë bankare midis Britanisë së Madhe dhe BE-së do të mbeteshin identike, Siti do të jetë “shumë “larg” nga qasja drejt tregut të përbashkët të BE-së.
Dambret ka folur në një konferencë të mbyllur për opinionin të biznesmenëve dhe bankarëve gjermanë në Frankfurt, hollësitë e të cilit i zbulojnë mediat britanike, të cilët vërejnë se bëhet fjalë për një nga deklaratat e hapura të rralla për atë se cili do të jetë pozicioni i Gjermanisë në negociatat për Bregzit. Mediat në Londër vërejnë se qasja gjermane drejt tërheqjes së Londrës nga BE-ja do të jetë “kryesisht i fortë”.
“Modeli i tanishëm që të shfrytëzohen Londra dhe Siti si portë e BE-së, është shumë e sigurt se do të ndalet të ekzistuari”, ka thënë Dambert, edhe pse ka shpjeguar se nuk dëshiron konfrontim në marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe, ndërsa posaçërisht jo në punën financiare britanike me BE-në. Bundes banka e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e bankave dhe financave të përgjithshme nuk e fsheh shqetësimin nga trendi i përforcuar aktual për pritiskanje mbi standardet e harmonizuara ndërkombëtare. Në rrethet bankare gjermane druhet nga mundësia që Britania e Madhe pas Bregzitit të shndërrohet në “Singapor në Evropë”, duke i zvogëluar tatimet dhe duke e lehtësuar rregullativën financiare që të nxiten bankat dhe biznesi të investojnë në Britani të Madhe.
“Bregzit çon drejt renacionalizimit në tërësi të këtij sektori, ndërsa efekti i tij nga kjo do t’i godasë të gjithë në BE”, ka paralajmëruar Dombret. Siti londinez, tani, paraqet kryeqytetin financiar të BE-së. Më shumë se një e treta nga gjithë sektori bankar, midis bizneseve të mëdha, qeverive dhe fondeve pensionale është vendosur në Britani. Pothuajse 80 për qind e të gjithë transaksioneve devizore të BE-së realizohen në Siti, nëpër të cilin në ditë kalojnë qindra dhe mijëra miliardë funta qarkullim.