Berlin, 28 nëntor – Zëvendëskancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se vendi i përhershëm i Francës në Këshillin e Sigurisë së KB-së duhet të bëhet evropiane, që BE-ja të mund “të flasë me një votë”.
“Nëse e kuptojmë seriozisht Bashkimin Evropian, BE-ja duhet të flasë me një votë në Këshillin e Sigurisë së KB-së. Në plan afatmesëm vendi i Francës duhet të transformohet në vendin e BE-së”, tha Sholc, i cili është edhe ministër i Financave.
Ai foli për të ardhmen e Evropës në Universitetin Humbolt në Berlin, lajmëroi DPA.
“Në zëvendësim për vendin e përhershëm të Francës, në funksionin shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në KB mund të rezervohet për një francez”, konsideron Sholc.
Ai megjithatë, ka pranuar se nuk është lehtë të realizohet kjo ide.
“Jam i vetëdijshëm se nevojitet edhe shumë punë që të bindet Parisi, shtoi politikani gjerman, por shtoi se ky është një “qëllim i guximshëm dhe i mençur”