Besart Berisha gjeti golin e parë në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League-n aziatike, por finalizimi i tij vlejti thjeshtë për statistika pasi Melbourne Victory pësoi humbjen e parë në grupin F, pasi u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra kineze e Shanghai Sipg që drejtohet nga portugezi Vitor Pereira dhe që ka në përbërje lojtarë të nivelit shumë të lartë siç janë brazilianët, Hulk, Oscar e Elkesson. Në minutën e 69-të Besart Berisha kthehu në gol një 11-metërsh duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 3-1, megjithatë sfida përfundoi me fitoren 4-1 të Shanghai Sipg falë golave të Hulk me penallti, Wu Lei dhe Oscar i cili realizoi dy herë në portën e skuadrës australiane duke vulosur fatet e këtij takimi.