Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha ka shënuar golin e parë në fanellën e Al Jahra në Kuvait. Në kuadër të Kupës së Princit, shtatlarti ka shënuar një gol të bukur me kokë në përballjen me Fahaill. Berisha golin e shënoi në minutën e 50 duke e quar në epërsi skuadrën e tij në 2:1, ndërsa deri në fund ata shënuan edhe një gol, në fitoren e përgjithshme prej 3:1.
Kjo fitore skuadrën e Al Jahra i mundëson vazhdimin e garës në këtë kompeticion, ndërsa për tu plasuar në finale, atyre u nevojiten edhe katër fitore.
“Unë jam shumë i kënaqur që golin e parë e shënova kundër skuadrës së Fahaill. Poashtu jam shumë i kënaqur që ne arritëm të eliminojmë këtë skuadër dhe të vazhdojmë garat në Kupën e Princit. Shpresoj të mos jetë goli im i fundit për këtë ekip të mrekullueshëm”, deklaroi për KOHA, Sedat Berisha. Kujtojmë, Berisha në Kuvajt u transferua nga skuadra e Shkupit, duke firmosur kontratë 12 muajshe. (B.Kurtaj)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.