Berisha shënon gol në fitoren e Salzburgut

19

Sulmuesi Mërgim Berisha po vazhdon me formë të lartë te Red Bull Salzburgu. Ai të dielën shënoi gol të vonshëm për të hapur rrugën drejt fitores së Salzburgut ndaj Laskut.

Reprezentuesi i U21 të Gjermanisë, Berisha, shënoi në minutën e 87-të për 1:0. Salzburgu golin e dytë e shënoi në minutën e 93-të.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Bundesligës së Austrisë. Salzburgu udhëheq në tabelë me 35 pikë.

Berisha ka arritur në shifrën e dhjetë golave e gjashtë asistimeve në 21 paraqitje. Gjithsej i ka 17 gola.