Futbollisti i Kosovës, Besart Berisha ka rinovuar kontratën me klubin e tij. Melburn Viktori e ka sulmuesin një pjesë të rëndësishme të ekipit, prandaj i kanë ofruar një rinovim 1-vjeçar. Besart Berisha është në moshën 31-vjeçare dhe një rinovim më afatgjatë, do të ishte një rrezik dhe për vetë klubin. Megjithatë forma e tij është ende në nivelet e kërkuara, nëse Melburni fiton, kjo vjen nga ndihma e madhe që jep në fushën e lojës ky futbollist. Karakteri i sulmuesit është paksa problematik, sidomos sa i përket kombëtares. Ai u largua nga kombëtarja e Shqipërisë, sipas tij për shkak të largësisë së madhe nga kampionati ku ai luan aktualisht. Më pas vjen ftesa nga Kosova, por pas një tjetër përplasje, kësaj radhe me trajnerin Bunjaku, Besart Berisha largohet sërish për t’u përqendruar vetëm në futbollin e klubeve.