Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian SPAL, i cili ka njoftuar se Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid pas testeve të kryera ditën e djeshme.
Sipas klubit italian Berisha nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë pasi prej disa ditësh ka qenë i izoluar në shtëpi.