Etrit Berisha qetëson tifozët e Spal dhe ata të kombëtares shqiptare përsa i përket gjëndjes së tij shëndetësore. Gardiani kuqezi gjatë këtyre ditëve është i infektuar me COVID-19 dhe papritur mesditën e djeshme iu drejtua një klinike për të zhvilluar disa analiza mjekësore pasi nuk ndihej shumë mirë.
Megjithatë çdo gjë është ok dhe analizat e kryera nga Berisha kanë dalë mirë siç njoftoi vetë ai në profilin e tij në Instagram. Sigurisht nuk mungojnë as falënderimet, në postimin e Berishës që shkruan:
“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju informoja se kontrollet që kam pasur ditën e djeshme kanë shkuar mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar Berisha, transmeton koha.mk.