Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka shënuar sot sërish për ekipin e tij Melburne Viktori, në fitoren e pastër 3-0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, falë një autogoli në minutën e 22-të dhe golit të Xhorxh në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë ka qenë radha e Berishës, i cili shënoi në minutën e 59-të, duke vulosur kështu fitoren në 3-0. Berisha ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, pasi kujtojmë që ai realizoi edhe përballë Shanghait në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Sulmuesi kosovar u zëvendësua 4 minuta para fundit të ndeshjes. Berisha mban vendin e pestë të golashënuesve dhe ka shënuar 9 gola, duke e ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në vend të 4-t në kampionatin australian.