Bernard Berisha ka bërë mirë në Rusi gjatë një viti që aktivizohet atje me Anzhin, duke tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave të tjera. Dy klube janë vënë pas tij, dhe sipas “Sport Eskpres” ato janë Terek Grozni dhe Zeniti. Zeniti ndoshta do të ishte maja për Berishën, teksa në klubin rus parashikohen disa largime në mesfushë dhe ata janë në kërkim të lojtarëve të tjerë për t’i afruar në skuadër. Nga ana tjetër Tereku i ka “me qejf” shqiptarët. Aktualisht aty luajnë Bekim Balaj e Odise Roshi, ndërsa më parë ka luajtur edhe Ilion Lika. Gjithsesi, për të fituar shërbimet e Berishës, këto dy klube duhet të bëjnë gati “çekun” për Anzhin, klub ky që ka shpenzuar për ta bërë të tijin mesfushorin nga Peja.