Pas disa sezoneve impresive me Salzburg, Lazio kompletoi transferimin e Valon Berishës në verën që lamë pas. Reprezentuesi kosovar nuk e nisi mirë sezonin e ri me klubin romak, teksa pësoi edhe një lëndim serioz. Lëndimi në fjalë e la Berishën jashtë fushave për pak muaj, por tani ai është rikthyer – më i fortë se kurrë. Berisha në muajin tetor u shqua për paraqitje të mira, sidomos ndaj Parmas.
Ndaj Parmas, Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë, por ia siguroi fitoren skuadrës së tij duke ia fituar edhe një penallti. Tani, Lazio e ka përfshirë Valonin në mesin e katër lojtarëve më të mirë të muajit tetor. Në sondazhin e mëposhtëm, Lazio kërkon nga tifozët që të zgjedhin ndërmjet këtyre lojtarëve, përfshirë edhe Berishën për më të mirin e muajit paraprak.