Shkup, 20 janar – Sedat Berisha karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në Kosovë, te skuadra e Dritës nga Gjliani, bën të ditur “TV Shenja”, përcjell gazeta KOHA.
Mbrojtësi shkupjan dhe skuadra e Dritës kanë arritur akordin dhe ai nesër pritet të firmos kontratën dhe të prezantohet para tifozëve të Dritës.
Ndryshe, Berisha te Drita do të bashkohet me shkupjanin tjetër Ardian Nuhiu, i cili ushtron detyrën e ndihmëstrajnerit, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e FC Shkupit.
Kujtojmë, Berisha gjysmësezonin e parë e kaloi te Tirana, tek të cilët u transferua gjatë verës, ndërsa pas 6 muajve prishi kontratën me klubin më të trofeshëm në Shqipëri.