Berisha: Kushtetuta s’e lejon që Rama të jetë ministër i jashtëm

Në kohën kur Kryeministri Rama tha se do të jetë ai ministri i Jashtëm, deri në sqarimin e përplasjes me Presidentin nga Gjykata Kushtetuese, ish-Kryeministri Berisha deklaron se ky skenar është i pamundur.

Berisha ka publikuar në facebook një mesazh të ardhur nga një “qytetar dixhital”, duke thënë se Kushtetuta nuk e lejon që Edi Rama të jetë ministër i Jashtëm.

Postimi i plotë i Berishës:

Kushtetuta nuk lejon emërimin e Ramës edhe në postin e ministrit të Jashtëm!

Këtu me poshtë keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb

“Përshëndetje doktor Berisha mbasi kemi parë kushtetutën tonë, pika d, në konsultë me konstitucionalistë gjermanë ata garantojnë se kryeministri nuk mund të jetë edhe ministër.

Nuk e parashikon ligji shqiptar “Neni 102 pika d e Kushtetutës kërkon që detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet t’i ketë të përcaktuara me ligj.

Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i Jashtëm apo i ndonjë ministrie tjetër. Kështu që dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta.