Etrit Berisha është portieri më efikas në Serie A, nëse për bazë merret raporti i golave të pësuar me ndeshjet e luajtura. “Kush do t’a kishte thënë? Portieri që gjatë kohës sa ka luajtur është mposhtur më së paku, nuk është Buffon. S’është as Scezney, e as Reina, por Etrit Berisha”, shkruan agjencia e lajmeve Calciomercato, transmeton gazeta Metro. Portieri shqiptar është paraqitur 9 herë në 12 xhiro të zhvilluara këtë sezon në Serie A, duke pësuar vetëm 5 gola, Giggi Buffon ka pësuar 8 gola në 11 takime, ndërsa Pepe Reina i Napolit është mposhtur 8 herë në 12 ndeshje.