Berisha ia dedikon golat liderit të Çeçenisë

135

Bernard Berisha ka vazhduar me formën fantastike në Rusi te FK Akhmat. Ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë në fitoren 3-1 kundër FC Ufa. Edhe pse trajneri Bernard Challandes nuk e grumbulloi te Kosova për ndeshjet e tetorit që krijoi shumë polemika, sulmuesi 29-vjeçari nga Peja, Bernard Berisha, po tregon në Rusi moment formë të mirë. Ai e ka ndihmuar skuadrën e FK Akhmat të triumfojë 3-1 kundër FC Ufa, me dy gola dhe një asist.

www.facebook.com/watch/?v=805146263390288

Berisha, pas ndeshjes, tha se ia dedikon fitoren Ramzan Akhmadovich Kadyrovit, liderit të Republikës Çeçenisë, që njëherit është edhe president i klubit. “Ja dedikojmë këtë fitore kundër Ufa, liderit të Republikës Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadovich Kadyrov!”, shkroi Berisha në Facebook. Berisha gjithashtu publikoi një foto me çmimin e lojtarit të ndeshjes, pasi u shpërblye për paraqitjen e mirë që bëri.

www.facebook.com/watch/?v=804028453717495