Besart Berisha ka vazhduar me suksese në kampionatin australian. Sulmuesi kosovar ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij Melbourne Victory që shënoi fitore 2-1 në derbin lokal ndaj Melbourne City. Fillimisht Besarti humbi penallti në minutën e 63-të pranë rezultatit 0-0. Mysafirët kaluan në epërsi shtatë minuta më vonë, ndërsa Berisha barazoi atë në minutën e 84-të. Vetëm dy minuta më vonë, presioni i Berishës detyroi kundërshtarin të shënoi autogol. Pas golit të sotëm, prishtinasi ngjitët në kuotën e 14 golave në kampionat. Ndërkohë Victory është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara.
https://www.youtube.com/watch?v=os45wHBgBrI
https://www.youtube.com/watch?v=1JeLj_Dq5uo