Besart Berisha e ka fituar “Këpucën e Artë” të kampionatit australian të futbollit, A-League, raporton zeri.info. Sulmuesi kosovar e ka marrë çmimin të hënën në një gala mbrëmje të mbajtur në Australi, falë 19 golave të shënuar gjatë sezonit të rregullt. “Urime për sulmuesin tonë, Besart Berisha, fitues i Këpucës së Artë”, ka shkruar klubi Melbourne Victory, i cili fundjavën e ardhshme do të luajë në finale me Sydney FC, e ku prishtinasi synon të shkëlqejë.